Flash News

KRYESORE

Rama njofton punime në Rrugën e Kombit, debaton me komentuesit për taksën kur i përmendin Vuçiç

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të rikthehen punimet në Rrugën e Kombit, me ndërtimin e shtatë urave.

Sipas Ramës, kjo ndërhyrje do të evitojë trafikun e rënduar dhe aksidentet e shumta.

“EDHE PAK... punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkruan Rama, një postim që komentuesit i janë kthyer duke i përmendur edhe taksën prej 5 eurosh, e kundërshtuar me protesta para zyrtarizimit te saj.

Një komentues i shkruan:

“Si e arsyeton çmimin 5€ për një drejtim derisa në Serbi, Vuçiç hapi autostradën ‘Veliki Milos’ me gjatësi 103 km me çmim per vetëm 3.5€ dhe e gjitha e pajisur me të gjithë sinjalistikën më moderne të nevojshme për një autostradë, ndërsa kjo në Shqipëri aspak nuk i plotëson kushtet të quhet autostradeë! Ky çmim duhet te ulet se paku 50%!”, koment që Rama i është përgjigjur, duke e cilësuar krahasimin pa vend.

“Çmimin nuk e arsyetoj unë e arsyeton fluksi i trafikut dhe s’ka lidhje me sa e gjate është, po me sa kushton siguria dhe mirëmbajtja! Kjo eshte rruge me fluks te ulet trafiku gjate vitit dhe me kosto te larte mirëmbajtjeje per shkak te terrenit shume te thyer e te dëborës ne dimër, keshtu qe krahasimi është pa lidhje”.

Të fundit