Flash News

KRYESORE

Rama nuk bën hajër me ‘Kurbanin’ në Itali, studentët i prishin promovimin me këto parulla

Duket se promovimi i librit “Kurbani” në Itali nuk ka shkruar edhe aq mirë në aktivitetin ku pjesëmarrës ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Studentë shqiptarë kanë “surprizuar” Ramën përmes këtyre parullave, duke e cilësuar atë një ‘diktator shqiptar’.

Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar dhe identifikuar nga policia italiane ditën e sotme, pasi protestuan në “Sallonin e Librit”, i cili zhvillohet në Torino, ku Edi Rama ishte i ftuar për të prezantuar librin e tij “Kurbani”.

Episodi ka ndodhur brenda “Sallës Blu”. Protestuesit, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje A4 me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës, Fatmir Xhafaj.

Imazhi ilustrohet nga një frazë, e cila i referohet dënimit për 7.2 vite burg për trafik droge ndaj vëllait të ministrit nga një gjykatë italiane.

Sipas protestuesve ai është “i lirë falë kryeministrit Rama”.

Prezantimi i librit është kuruar nga qendra italiane e “Kulturës Shqiptare”, me pjesëmarrjen e politikanit dhe kritikut të njohur Vittorio Sgarbit.

Protesta zgjati pak sekonda deri në ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

Të fundit