Flash News

KRYESORE

Rama nuk do të jetë sot në seancë plenare, ndodhet jashtë Shqipërisë

Rama nuk do të jetë sot në seancë plenare, ndodhet

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë as sot në seancën e radhës në Parlament.

Ndërsa pritet të diskutohen disa projektligje, mes tyre edhe dy dekrete të presidentit Ilir Meta “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe “Kodin Penal”, Rama mësohet se ndodhet jashtë Shqipërisë.

Që prej ditës së djeshme ai ka nisur një vizitë dy ditore në Itali, në Puglia.

Kryeministri do të jetë pjesë e “Forumit Ndërkombëtar "Ekonomia blu e Mesdheut". Po ashtu, do të diskutojë mbi projektin e Fakulteti të ri të Mjekësisë në Vlorë dhe për këtë Rama u takua që mbrëmë me guvernatorin e rajonit të Puglias  Michele Emiliano.

Po ashtu, pritet të diskutohet edhe lidhur me propozimin që kompania italiane "Aeroporti di Puglia",  99.5% e kuotave të së cilës janë në pronësi të rajonit Puglia, ka bërë për marrjen në koncesionin 35 vjecar të aeroportit të Vlorës.

Të fundit