Flash News

KRYESORE

“Rama nuk e bleu tokën në Surrel, ia dhuroi vjehrri i një deputeti”

“Rama nuk e bleu tokën në Surrel, ia dhuroi vjehrri i një

“Kryeministri Edi Rama nuk e ka blerë tokën e banesës së tij në Surrel, në periferi të Tiranës, por i është dhuruar nga vjehrri i një deputeti”. Kështu ka deklaruar mbrëmë ish-kryeministri Sali Berisha, por nuk ka preferuar të flasë me emra konkretë, ndërsa sulmon shefin e qeverisë.

“Atë historinë e tokës e di unë, e ka deklaruar 2 dollarë metrin katror. E di madje edhe kush ia ka falur. E ka marrë dhuratë, por e ka deklaruar sikur e ka blerë 2 dollarë metrin katror. Gruaja e tij ka qenë drejtoreshë në administratën time, tokën nuk e mori Linda, është gënjeshtër. Toka iu fal Ramës nga vjehrri i një deputeti. Linda e ka marrë përsipër në mënyrë skandaloze”, u shpreh Berisha ndër të tjera, mbrëmë ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”.

Të fundit