Flash News

KRYESORE

Rama nuk e dorëzon Babanin, vë në dispozicion të kryebashkiakut juristin e PS dhe ish-prokuroren

Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Mark Babani ishte sot në Tiranë për të dorëzuar shenjat e gishtave, pas akuzave të Partisë Demokratike. Ra në sy se PS i kishte vënë në dispozivion juristin e njohur pranë saj, Eridjan Salianji, që është po ashtu edhe përfaqësues i mazhorancës në KQZ.

Së bashku me ta, ishte edhe Besa Nikëhasani, ish-prokurorja e Apelit Shkodër e shkarkuar nga KPK, pak kohe me pare.

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu, sipas PD-së, ai është arrestuar edhe në 96' me emrin Fatmir Babaj, gjatë një tentative për të hyrë në territorin italia, ku rezulton i dëbuar për 10 vite.

[caption id="attachment_317061" align="alignnone" width="2000"] Foto A2 CNN[/caption]

Të fundit