Flash News

KRYESORE

“Rama nuk fali asgjë”, Zhupa: Policët vendosën gjoba duke lexuar facebook-un e Ramës

“Rama nuk fali asgjë”, Zhupa: Policët vendosën gjoba

Partia Demokratike reagoi nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa për deklartat e Kryeministrit Edi Rama se do të falë gjobat e vëna deri më tani për qytetarët. Zhupa shprehet se Rama nuk ka faluar asgjë, pasi të gjitha gjobat nuk janë vënë mbi bazë ligjore.

Rama nuk fal asgjë! Gjobat, heqja e patentave edhe sekuestrimi i makinës janë masa që kanë ndërmarrë policët duke lexuar facebookun e Ramës dhe jo duke u bazuar në ligj. Asnjë gjobë, asnjë masë ndëshkimore nuk ka qenë e mbështetur në ligj. Fashat orare që ndryshonin çdo javë nuk kanë qenë të shkruara në asnjë akt normativ dhe në asnjë fletore zyrtare.

Ato vendime do të ktheheshin mbrapsht me çdo apelim që do të bënin qytetarët! Ato janë vendime të paligjshme që për kushtetutë dhe ligj kanë statuset edhe videot e Edi Ramës. Është turpi i tij që tallet me qytetarët edhe vazhdon komandon nga facebook!”, shprehet Zhupa.

Të fundit