Flash News

KRYESORE

Rama nuk gjen dot personat e kualifikuar për ‘Zyrën e Facebook’: Lexoni me vëmendje, përndryshe…

Rama nuk gjen dot personat e kualifikuar për ‘Zyrën e

Për zyrën e re që do të ngrihet pranë Kryeministrisë për bashkëqeverisje me qytetarët nuk po gjehen dot njerëzit e kualifikuar.

Në një postim në facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar njoftimin e plotë të grupit të punës për ngritjen e  kësaj zyre, ku sqarohet se  deri në orën 18:00, të së hënës aplikimet e dërguara ne adresën: [email protected] janë 48.

Gjithashtu, Rama ka shpjeguar procedurat që duhet të ndiqen për tu mos u skualifikuar nga mundësia e punësimit pranë zyrës së re.

“Nga 48 aplikime në total, bën të ditur Rama vetëm 11 kanë bashkëngjitur letër motivimi dhe asnjë nuk ka nisur 2 letrat e kërkuara të rekomandimit për kandidaturën.

“Qoftë atyre që kanë aplikuar vetëm me CV, apo edhe atyre me letër motivimi por pa letrat e rekomandimit, do t’u kthehet përgjigje që të plotësojnë aplikimin e tyre pikë për pikë sipas kërkesës, për ta bërë të vlefshëm. Të gjithë të interesuarve u lutemi të lexojnë me vëmendje postimin e shpalljes së interesit, për mbledhjen e kandidaturave për t’u bërë pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm. Është e domosdoshme që çdo aplikant të plotësojë kërkesat për Letrën e Motivimit + CV + 2 letra rekomandimi për kandidaturën e tij/saj. Përndryshe aplikimi do të përjashtohet si i pavlefshëm”, sqarohet në njoftimin e publikuar nga Rama.

Të fundit