Flash News

KRYESORE

Rama nuk i përmend emrin Dakos: Secili të përgjigjet para drejtësisë

Rama nuk i përmend emrin Dakos: Secili të përgjigjet para

Kryeministri Edi Rama, nga Ura Vajgurore, ku prezantoi kandidatin mazhorancës për zgjedhjet lokale, u ndal edhe tek përgjimet e Bild. Kreu i qeverisë u shpreh se tablatet telefonike janë muhabete kazani, duke shtuar se asnjëherë nuk ka marrë në mbrojtje “këdoqoftë që duhet të përgjigjet para drejtësisë”.

“Nga ana tjetër besoj që nuk është e vështirë për ta parë dallimin edhe për sa keni dëgjuar për ato muhabetet e kazanit, përgjimet e neveritshme. Askush nuk na ka parë të marrim në mbrojte këdoqoftë që duhet të përgjigjet para drejtësisë. Në aspektin moral ata që na akuzojnë e hedhin baltë, janë ata të cilët, një shembull po ju jap: Drejtorin e Përgjigjëm të Tatimeve e kishin të dënuar me arrest shtëpie dhe e ulnin çdo ditë si të pafajshëm. Zotëria drejtonte tatimet me pranga nga shtëpia. Drejtësia për ne ka punën e vetë, duhet ta bëjë punën e vetë. Ndaj do ta çojmë deri në fund atë reformë në drejtësi që ata nuk e duan”, ishin argumentet e Ramës.

Rama, sulmoi edhe Partinë Demokratike, duke argumentuar se po hedhin balte dhe se ai nuk i ka të gjakosura duart. “Historia e Shqipërisë ja ka dhënë mësimin kujtdo që ka sy në ballë e do të shikojë, sa herë kanë pas në dorë drejtimin e vendit ata vetëm kanë prishur. Ne vetëm jemi përpjekur të rregullojmë, a kemi rregulluar mjaftueshëm? Kjo është histori tjetër. PS asnjëherë nuk i ka gjakosur duart e veta me gjakderdhjen e viktimave të pafajshëm. Është e thjeshtë të hedhësh baltë, të shash e shpifësh gjithë ditën, të përpiqesh që gjithçka ta kthesh në baltë”, përfundoi Rama.

Të fundit