Flash News

KRYESORE

Rama nuk do dalë në dritaren e zyrës, siç ia kërkoi Berisha, por në një ekspozitë me 'vizatimet e zyrës'

Rama nuk do dalë në dritaren e zyrës, siç ia kërkoi

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri më 13 maj, ditën kur opozita mban protestën që e ka quajtur Marshim të Madh Kombëtar, por në Bienalen e Venecias. Sipas gazetës Panorama, ai së bashku me dy artitsë të tjerë nga Shqipëria, Anri Salën dhe Leonrad Qylafin do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 57-të Bienales që hapet të shtunën. Kryeministri Rama do të paraqitet me koleksionin e vet të 'vizatimeve të zyrës'.

Kërkesa e paraadhësit të tij, Sali Berisha, i cili i kërkoi që ditën e protestës të dilte në dritaren e zyrës, nuk do të plotësohet. Rama do të jetë duke ekspozuar vizatimet që bën në zyrë.

Ndoshta, edhe për t'iu larguar asaj që nuk don të shohë, apo së cilës i trembet.

Të fundit