Flash News

KRYESORE

Rama nuk ka përgjigje për amerikanët dhe Bashën: Neser fillojmë fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit

Rama nuk ka përgjigje për amerikanët dhe Bashën: Neser

Edi Rama, edhe pse e ka ulur tonin e komunikimit, ndryshe nga ditët e mëparshme, e ka ngritur zërin mjaftueshëm për të shpallur se nesër Partia Socialiste hap fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit. Kryeministri, nga Elbasani ku ka qenë në një takim me gratë e PS, nuk ka patur përgjigje, as për Paketën që i ka lënë në tryezë zyrtari amerikan Hoyt Brian Yee, dhe as për letrën e Bashës, i cili e ka pranuar Paketën McAllister Plus, duke dhënë garancitë e opozitës për votimin e Komisioneve të Vetingut.

Tha Rama:

"Nesër PS do fillojë fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit. Tani jemi mësuar në shumë vite që shikojmë sherr, konflikt, ndasi dhe kriza që, në mos të gjitha, në të shumtën e herës janë krijuar nga vetë partitë, politikanët, elitat e partive që flasin për popullin, por shumë pak mendojnë dhe bëjnë për të. Sot jemi në fazën përmbyllëse të një krize të krijuar artificialisht, krizën e një partie që zgjodhi të mbyllet në një çadër, dhe krizën ta eksportojë jashtë duke mos ngurruar t'u hapë luftë gjithë partnerëve që i bënë thirrje të kthehej në rrugën e arsyes."

Të fundit