Flash News

KRYESORE

Rama nuk kursen Drejtoreshën e Hipotekës, e shton në “listën e zezë”, paniku kap zyrtarët e tjerë

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sot as drejtoreshën e Hipotekës së Tiranës, Lediana Bardhi, të cilën e ka renditur sot mes 101 emrave të listës së tij të zezë, me 100 emra zyrtarësh të denoncuar për abuzime nga qytetarët, të cilën e bëri dje publike. Nga 100 emra që kishte dje kjo listë sot i është shtuar emri i drejtoreshës Bardhi. Ajo nuk është renditur e fundit, por në mes dhe në listën e ripublikuar nga Rama ajo mban numrin 30.  Ledina Bardhi është akuzuar nga qytetarët e Tiranës për shkelje, abuzime dhe për këtë qëllim, Edi Rama e ka përfshirë edhe atë në listë. Por, duke publikuar emra të rinj, një nga një Rama shton ankthin edhe tek zyrtarë të tjerë të cilët, mund ta shikojnë emrin e tyre në këtë listë dhe, me shumë gjasa, për ta do të jetë fundi i karrierës së tyre në këtë administrate të drejtuar prej ti, tani për tani. Në orët në vazhdim pritet të tjera çudi nga kryeministri, duke e ditur shumë mirë faktin se sa të ndjeshëm janë shqiptarët, kur bëhet fjala për lista …

Të fundit