Flash News

KRYESORE

"Rama nuk na heq dot nga sistemi", Tabaku tregon frikërat e kryeministrit: Ndryshimet kushtetuese nga njëra palë, të papranueshme

"Rama nuk na heq dot nga sistemi", Tabaku tregon frikërat e

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar ndryshimet kushtetuese që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve. Në një intervistë për  “Tempora”, Tabaku ritheksoi se është frika nga humbja, ajo që e shtyn Ramën të kërkojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Sipas Tabakut, nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese vetëm nga njëra palë politike.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një dakordësi. Ne nuk na heq dot njeri nga sistemi. Është e vërtetë që ishte një mënyrë për t’i ulur palët në tavolinë për të diskutuar.

Ajo që u arrit në 5 qershor nuk është një reformë e plotë që i jep zgjidhje çështjeve kryesore, por më mirë se sa të bëhej më shumë, u gjykua se prekja e disa e elementëve do të ishte e rëndësishme për kriteret e integrimit.

Ndryshimet duhet të jenë me konsensusin e të gjithave palëve, por jo ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. Kjo është e papranueshme”, tha Tabaku.

Të fundit