Rama nuk reagon për Bild-in, por tradhëtohet nga gjuha e trupit

30 minuta pasi u publikua lajmi se ‘Bild’ do të nxjerre 16 përgjime të reja, Edi Rama u shfaq në qytetin e Pustecit, ku jeton komuniteti maqedonas, ku prezantoi kandidatin e ASHE-së, Vasil Sterofski.

Kreu i qeverisë, në ndryshim nga herët e kaluara, ku i ka quajtur përgjimet e paralajmëruara për t’u publikuar si ‘shantazhe politike’, sot nuk tha asnjë fjalë për ‘bombat’ që pritet të dalin nesër.

Gjithashtu, fjalimi i kryeministrit ishte më i shkurtri i mbajtur deri tani në këtë fushatë, teksa zgjati vetëm 11 minuta e 40 sekonda. Kryeministrit i munguan batutat dhe ironitë e zakonshme ndaj përfaqësuesve të opozitës, ndërsa edhe leksiku i tij politik nuk ishte aq i ashpër sa herët e kaluara.

Më shumë rendësi, ai i kushtoi një mesazhi të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bisedës që zhvilloi me presidentin e tyre, Stevo Pendarovski.

Gazetari i Bild, Peter Tiede në një prononcim për Politiko u shpreh shkurtimisht se përgjimet përshijnë shit-blerjene  votave në zgjedhjet elektorale të vitit 2017 dhe se do të ‘trondisin politikën nëTiranë”.