Flash News

KRYESORE

Rama nuk tërhiqet: Godina e teatrit duket si një varr, nuk ka asnjë vlerë kulturore

Rama nuk tërhiqet: Godina e teatrit duket si një varr, nuk ka

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.

I pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi nëse qeveria do të tërhiqej nga ligji për teatrin në këmbim të votimit të ligjit për Magjistraturën, Rama tha se nuk do ta pranonte një marrëveshje të tillë.

Kryeministri e cilësoi godinën si një ngrehinë të marrë fund ndërsa kauzën për mbrojtjen e tij si absurde.

“Nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë në asnjë kontekst të trashëgimisë kulturore botërore.

Ta ruajmë për çfarë? Sot është në kushtet që duhet si një varr pa jetë”, tha Rama.

Të fundit