Flash News

KRYESORE

Rama nuk tërhiqet për prishjen e teatrit, sjell argumentet e regjisorit Altin Basha

Rama nuk tërhiqet për prishjen e teatrit, sjell argumentet e

Kryeministri Edi Rama vazhdon që të këmbëngulë se teatri duhet shembur e se Tirana ka nevojë për një godinë të re. Argumentet, kundërargumentet dhe përplasjet janë shtuar së tepërmi në këto ditë të fundit, por duket se kreu i ekzekutivit nuk ka ndërruar mendje pavarësisht zërave të shumtë që i kërkojnë të tërhiqet nga ky projekt.

Rama në profilin e tij në Facebook, solli për ndjekësit qëndrimin e regjisorit Altin Basha, i cili mbështet një teatër të ri kombëtar.

“Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.”, shkroi Rama.

Të fundit