Flash News

KRYESORE

Rama i nxehur me deklaratën e Dashamir Shehit, e sulmon ashpër në Kuvend: Ha pilaf dhe pi raki, thotë nuk e duam Turqinë

Rama i nxehur me deklaratën e Dashamir Shehit, e sulmon ashpër në

Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e deputetit Dashamir Shehi lidhur me investimet turke në Shqipëri. Gjatë diskutimeve në komision për aeroportin e Vlorës, Shehi kërkoi që Shqipëria të mos ia dhurojë të gjitha sektorët strategjikë kompanive turke.

Për këtë deklaratë, Rama tha sot në Kuvend se Shehi pi gjithë ditën raki dhe ha pilaf, ndërkohë që pasi bëhet tap, thotë se nuk e do Turqinë.

“Ai kur gdhihet ha pilaf dhe pi raki. E fillon drekën me plënc dhe në aksham i fut grosh. Pastaj fishin buzët me peshqir, tap, dhe thotë ne jemi evropian dhe nuk e duam Turqinë”, u shpreh Rama.

Nuk është hera e parë që kryeministri Rama e akuzon deputetin Shehi se qëndron gjatë gjithë kohës i alkoolizuar. Ndërkohë, kreu i LZHK-së i ka përmendur Ramës përdorimin e kokainës.

Të fundit