Flash News

KRYESORE

Rama nxjerr mesazhin në WhatsApp, ironizon ish-kryebashkiakun e PD: Plehrat i la pas si relike të lëvizjes anti-shtet

Kryeministri Edi Rama vazhdon të denoncojë raste jo vetëm të informalitetit, por edhe të papastërtive në zonat bregdetare.

Këtë herë u ndal në Golem, ku sipas kryeministrit falë denoncimit të një pushuesi është pastruar një zonë turistike nga mbetjet urbane.  Po ashtu, Rama nuk nguron të thumbojë edhe ish kryebashkiakun e PD në Kavajë, Isa Sakja.

“Vazhdon edhe falë pushuesve që nuk heshtin, çlirimi i zonës turistike të Golemit, nga plehrat që la pas si relike të lëvizjes antishtet, kryebashkiaku i Kavajës”, shkruan Rama me ironi.

 

Të fundit