Flash News

KRYESORE

Rama nxjerr projeksionet: Sa të vdekur dhe të infektuar nga Covid-19 do kishim në mungesë të masave

Rama nxjerr projeksionet: Sa të vdekur dhe të infektuar nga Covid-19

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live ka bërë disa llogari paraprake sa i takon situatës me Covid-19 në vendin tonë.

Duke paraqitur disa projeksione, Rama tregon shifrat se sa persona të vdekur dhe të infektuar do të ishte Shqipëria në mungesë të masave të marra nga qeveria për frenimin e Covid-19.

“Ja çdo të ndodhte nëse s’do merrnim masat. Do kishim 600 të infektuar. Kemi 377 të infektuar. Dhe ky është rezultat i masave të marra. Sot do kishim numëruar 286 të vdekur. Me projeksionin tonë kemi vetëm 21 të vdekur”, tha Rama.

Kryeministri falenderoi qytetarët që respektojnë masat për sakrificat e përditshme.

“Ne sot kemi një bilanc inkurajues. Asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës. Nëse do ecim kshu do jemi kryelartë dhe do kemi bërë histori. Falë jush, për të gjitha sakrificat”, shtoi kryeministri.

Të fundit