Flash News

KRYESORE

Rama nxjerr videon e efektives së plagosur: Nesër niset drejt Stambollit për një operacion të vështirë

Rama nxjerr videon e efektives së plagosur: Nesër niset drejt

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme në Spitalin e Traumës efektiven  Ina Nuka, e cila dëmtoi gishtat e dorës gjatë protestës para Parlamentit.

Në Facebook, Rama ka publikuar një video  të efektives nga spitali si dhe njofton që ditën e nesërme ajo do të dërgohet drejt Stambollit për një operacion të gjatë e të vështirë.

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të👍 Në Policinë e Shtetit ajo s'ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim💪 Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër✈️ Më kërkoi t'i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje🏀 Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty”, shkruan Rama.

Kujtojmë që ditën e sotme mbetën të plagosur 13 efektivë policie dhe tre banorë të “Unazës së Re” nga protesta para Parlamentit. Banorët e “Astirit” kërkojnë dëmshpërblim për banesat që rrezikojnë të shemben nga projekti për zgjerimin e “Unazës së Madhe”.

Të fundit