Flash News

KRYESORE

Rama ofendon gazetarët, ata i heqin mikrofonët

Rama ofendon gazetarët, ata i heqin mikrofonët

Kjo që ka ndodhur sot me sulmin e paprecedentë të Edi Ramës ndaj gazetarëve, nuk ka ndodhur me asnjë kryeministër tjetër. Edhe më herët, përgjatë 18 viteve, ky politikan shquhet për akuzat, sharjet dhe fyerjet ndaj gazetarëve.

Kanë qenë të shumta reagimet kundër tij, në rrjetet sociale.

Pasi ka sharë opozitën që braktisi parlamentin, Rama ka nxjerrë inatin me gazetarët, duke i denigruar e fyer, mesditen e sotme në oborrin e parlamentit. Këta të fundit kanë tentuar t’i bëjnë disa pyetje direkt pas seancës, ku mazhoranca vendosi të mos i heqë imunitetin Saimir Tahirit, por janë përballur me një lumë sharjesh nga goja e Kryeministrit. Më pas ata kane reaguar duke i hequr mikrofonët  e duke i thënë faleminderit.  Edi Rama paksa i habitur thotë: “oouu faleminderit ju”

Këtë gjë e konfirmon edhe gazetari ABC News, Indrit Maraku: “Eshte e turpshme qe nje kryeminister te dale qellimisht, sic e pranoi edhe vete, per te ofenduar dhe denigruar gazetaret. Ne sa kishim ne dore e beme, hoqem mikrofonat. Tani te reagojne drejtoret, pronaret dhe shoqatat e gazetareve”.

Ndërsa gazetarja e “Report tv”, Esiona Konomi, shkruan: “E turpëruar që kryeministri më detyroi mua dhe kolegët e mi t’i heqim mikrofonin dhe t’i lëmë fjalën në mes!”

Rama presion gazetarëve për të mos raportuar për çështjen Tahiri: Turp për ju, jeni linjë bakri që nuk kuptoni

 

 

Të fundit