Flash News

KRYESORE

Rama i pakënaqur me punën e Beqajt, Spiropalit dhe Finos, por u jep një mundësi të dytë; Blerina Gjylameti veçohet si më e mira

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është i pakënaqur me punën e realizuar nga sekretarët ekzekutivë, të emëruar pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit. Rama përdori Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë, Taulant Ballën për të kritikuar punën e Bashkim Finos, Alfred Pezës, Elisa Spiropalit, Musa Ulqinit, Stefan Çipës dhe Ilir Beqajt.

E vetmja që mori përgëzime publike ishte Blerina Gjylameti, sekretare për Koordinimin Elektoral.

“Jo i gjithë grup i sekretarëve ka punuar me efikasitetin e plotë që kërkon funksioni i ngarkuar nga Asambleja, por unë dua t’i kërkojë Asamblesë që Sekretariatit aktual t’i jepet një mundësi e dytë”, u shpreh Balla.

Bashkim Fino - Sekretari për Organizimin Administrativ;

Alfred Peza - Sekretari për Organizimin Dixhital;

Musa Ulqini - Sekretari për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin;

Elisa Spiropali -  Sekretare për Rininë;

Stefan Çipa - Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin;

Blerina Gjylameti -  Sekretare për Koordinimin Elektoral;

Ilir Beqja - Koordinator Kombëtar për Programin.

Sekretariatet e reja:

Teuta Voda - Sekretariati për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;

Bledi Çuçi -  Sekretari për Çështje Zgjedhore.

Balla flet për një situatë gri brenda Partisë Socialiste: Na kanë mbetur edhe 200 ditë...

Të fundit