Flash News

KRYESORE

Rama paralajmërim ndaj ‘KÇK’: Do t’i vendosim me shpatulla pas muri, në ditët në vijim do të...

Rama paralajmërim ndaj ‘KÇK’: Do t’i vendosim me

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar se do të jenë nën shënjestër të një ofensive për të luftuar krimin e organizuar gjatë 2020-ës.

Duke folur në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, Rama tha se vendimet në shkelje me ligjin janë edhe cenim të sigurisë kombëtare, ndaj në ditët në vijim sipas Ramës nisma e ndërmarrë vitin që shkoi po diskutohet edhe me SHBA e BE dhe pritet të kthehet në bazë ligjore për të luftuar ‘KÇK.

“Kemi shumë sfida para. 2020 është përcaktuar si vit kyç për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar. Me përparimin e Reformës në Drejtësi po bëhet një pastrim i madh rrënjësor në “pallatin” e drejtësisë, por koha e nevojshme për të mbaruar këtë proces dhe vënien në jetë të institucioneve të reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër.

Shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e përbërë nga prokurorë e gjykatës që e kanë shumë të qartë që nuk e kalojnë dot vettingut, dhe i janë bashkuar motos ‘kap ca t’kapësh’ , duke dhënë vendime skandaloze në cenim të sigurisë kombëtare.

Për këtë arsye, ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë edhe me partnerët e SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensive më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar aktivitet agresiv të policisë së shtetit ndaj atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por kanë shpëtuar nga dënimi nga KCK, ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose ta dorëzojnë.

Do t’i vendosim me shpatulla pas muri çdo anëtarë të KCK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Rama.

Të fundit