Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëroi Metën me shkarkim, ish-kreu i KQZ: Vendimin e merr vetëm Gjykata Kushtetuese

Rama paralajmëroi Metën me shkarkim, ish-kreu i KQZ: Vendimin e merr

Sot, kryeministri Edi Rama paralajmëroi presidentin Ilir Meta me shkarkim nga detyra, një ditë pasi ky i fundit vendosi të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve vendore.

Por, sa do të realizohet një shkarkim i mundshëm, duke patur parasysh rrethanat ku ndodhet vendi, i përfshirë në një ngërç politik prej muajsh dhe pa Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume i ftuar në ‘Report tv’ deklaroi se shkarkimi i presidentit do të ishte i mundur vetëm në rast të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, por që kjo e fundit nuk është funksionale.

“Vendimi përfundimtar për shkarkimin e presidentit është e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese, vetëm atëherë bëhet efektive nga 94 deputetë të Kuvendit”, tha Kume.

Nga ana tjetër, konstitucionalisti sqaroi se në kushtet ku jemi dekreti i presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve duhet të zbatohet. Madje, sipas tij, ky vendim do të sjellë efekte pozitive.

“Vendimi ishte i sforcuar, por që në gjykimin tim Meta ka kërkuar guxim, kurajë dhe vetëm të mira do t’i sjellë këtij vendi. Efektet e kësaj vendimmarrje pritet të jenë pozitive, pasi i kërkojnë klasës politike për t'u angazhuar për të zgjidhur ngërçin politik, që janë rezultat i mënyrës së si kemi vendour e jemi duke u qeverisur. Akti i presidentit quhet i pavlefshëm vetëm nëse shprehet Gjykata Kushtuese, në të kundërt ajo duhet të zbatohet”,  tha Kume.

Të fundit