Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron bizneset: Merrni masa! Kush hedh ujërat e zeza në det do ndëshkohet

Rama paralajmëron bizneset: Merrni masa! Kush hedh ujërat e zeza

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në “Panairin Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë Mesdheu, ka bërë një paralajmërim për bizneset. Rama u shpreh se s’do ketë tolerime për ata biznese që hedhin ujërat e zeza në det, ndaj duhet të marrin masa para sezonit.

“Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha duhet të marrin masa për t’u pajisur me sisteme të depurimit, dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto, as për mjedisin, as për vizitorët dhe as për imazhin e vendit tonë. Sigurisht jemi të vetëdijshëm se këtë sezon nuk do arrijmë të bëjmë gjithçka, po të gjithë jeni të vetëdijshëm që kush gjendet në shkelje të këtij ligji nuk do të tolerohet”, – u shpreh kryeministri.

Të fundit