Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron gjyqtarët dhe prokurorët: Drejtësia mund të vonojë edhe pak, por vetingu do të pastrojë ata që përfitojnë pare të zezë

Rama paralajmëron gjyqtarët dhe prokurorët: Drejtësia mund

Gjatë takimit me qytetarët për platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama ka dërguar edhe një mesazh të fortë për prokurorët dhe gjykatësit që nuk e kanë kaluar vetingun, ose që nuk do ta kalojnë atë.

Ai i ka cilësuar ata si të zhytur deri në fyt, por sipas tij, ‘ata që përfitojnë pare të zezë nga organizatat kriminale, drejtësia mund të vonojë edhe për pak, por nuk do të harrojë’.

Kryeministri është shprehur me nota pozitive për procesin e vetingut, sipas të cilit do ta pastrojë sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, Rama u shpreh se i vjen mirë që edhe BE e ka radhitur mes 9 kushteve hetimin e prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kalojnë vetingun.

“Shumë prokurorë dhe gjykatës që janë të zhytur deri në fyt dhe e dinë se nuk ka asnjë shans për ta kaluar vetingun, po e shfrytëzojnë kohën për të kapur ça të kapin.

Ajo që kam thënë që në krye të herës është që vetingu do të pastrojë. Më vjen mirë që kjo është kthyer në një kusht detyrues nga BE dhe të jenë të sigurt të gjithë se ata që vetingu i përjashton do të japin llogari për pasuritë e pajustifikuara.

Ata që përfitojnë pare të zezë dhe rroga nga organizata kriminale, drejtësia mund të vonojë edhe pak por nuk do të harrojë.

Më vjen mirë të them, gjithashtu se ka arritur në 723 numri i masave të marra pasi u jepet të drejtë qytetarëve nga platforma. Këto janë nëpunës zyrash që u kanë rënë në qafë qytetarëve”, deklaroi Rama.

Të fundit