Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron nga shtëpia në Surrel: Kush del me makinë humb patentën përgjithmonë, çdo të ndodhë me ata që rritin çmimet

Rama paralajmëron nga shtëpia në Surrel: Kush del me makinë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga shtëpia e tij në Surrel ata qytetarë që nuk zbatojnë masat për koronavirusin.

Kryeministri paralajmnëroi një paketë të re masash, për ata që abuzojnë si me lëvizjen, ashtu dhe me rritjen e çmimeve.

Ai përgëzoi ata qytetarë që po zbatojnë rregullat.

Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtetrrethim të këtyre 3 ditëve dhe 2 netëve. Nuk rri dot pa thënë që më vjen mirë po ashtu se deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët, dmth fare pak rregullin e moslëvizjes me makinë në qytet. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do zgjasë. Nuk do jetë një histori shumë e shkurtër dhe as e lehtë. Më shani mua sa të doni por masat do të zbatohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në qarkullim mund ta humbasë patentën përfundimisht dhe të ndalohet të hyjë në kurs për disa vjet.

Kush luan me çmimet e ushqimeve dhe barnave mund ta humbasë të drejtën të tregtojë më.

Po përpunohet një paketë masash e sanksionesh.

T’i gëzohemi manifestimit fantastik të solidaritetit ku po marrin pjesë. Ju përqafoj nga larg dhe mos harroni këshillat”, tha Rama.

Të fundit