Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron shembjen e Teatrit Kombëtar, njofton inaugurimin e Turbinës. Pak kohë më parë artistët u shprehën kundër kësaj skene

Në kulmin e debatit sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e hënë do të mbahet ceremonia e hapjes ‘arTurbinës’, një skenë e re  të cilën aktorët mund ta shfrytëzojnë deri në momentin që të ndërtohet teatri ir i.

“Të hënën 2 korrik në mbrëmje hapet në Tiranë SKENA e RE #arTurbina👍 Një tjetër investim i qeverisë shqiptare për artistët dhe dashamirët e Teatrit, Baletit, Muzikës e Arteve Pamore🎭🎼🎻🎨🎹💃” njofton kreu i qeverisë në rrjetin social.

Por pak kohë më parë, vetë aktorët u shprehën kundër tij pasi nuk plotëson kushtet për të vënë në skenë një vepër.

Inaugurimi i ‘arTurbinës’ duket se është edhe një paralajmërim se shumë shpejt ruspat do të jenë pranë godinës së Teatrit Kombëtar.

Të fundit