Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron shqiptarët me pamjen e frikshme nga Bergamo: Duhet të shmangim këtë katastrofë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shqiptarët sot me një pamje të frikshme nga ajo që po ndodh së fundmi në Bergamo, një nga zonat më të goditura nga virusi në Itali.

Për shkak të numrit të madh të viktimave, ushtria shpërndan trupat me kamionë në zonat e tjera për shkak të mbingarkesës së krematoriumit, ndërsa situata duket më ndryshe në Lodi prej masave të marra që në 22 shkurt, në grafikun që publikon sot kryeministri shqiptar.

“LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

🔴 Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!

🔴 Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë italiane, që transportonte mbrëmë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave

🔴 ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!

🔴 durim, durim, durim! nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!”, shkruan Rama në Fb.

https://politiko.al/krematoriumi-i-bergamo-s-nuk-perballon-fluksin-e-viktimave-nga-covid-19-nderhyn-ushtria/

Të fundit