Flash News

KRYESORE

Rama paralajmëron shqiptarët: S`ka normalitet pa vaksinë. Hapim Gjirokastrën e Dibrën se s`kanë virus

Rama paralajmëron shqiptarët: S`ka normalitet pa vaksinë. Hapim

Gjatë një video-mesazhi, Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme do të ketë disa lehtësime lidhur me lëvizjen brenda bashkive. Rama tha se masa më të lehtësuar do të ketë në disa qytete kur deri më tani nuk ka pasur raste me koronavirus. “Kjo qasje do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme lëvizjen e këmbë apo automjete, pa detyruar një zonë me rrisk të ulët, që të qëndrojë mbyllur si një zonë me rrisk të lartë. Brenda bashkive mund të heqim disa lehtësime. Si zonat e fshatit që mund të shkojnë në qytet apo dhe fashat e orareve s’mund të jenë njësoj si në zonat e me rrisk të lartë dhe ato të ulët. Masat e shtrënguara në një zonë me rrisk të lartë dhe respektimi i masave, mund ta kthejmë ata në zonë me rrisk të ulët. Javën e ardhme, në bazën e hartës, do të përpilojmë një lehtësim në zonat me rrisk të ulët, në krahasim me atë pjesën tjetër.”, tha Rama.

Rama paralajmëron shqiptarët se do të jetojnë për një kohë të gjatë në kushte jo normale, pasi sipas tij deri në daljen e vaksinës duhet të jemi të vëmendshëm. “Po e filloj nga pseja duke e përsëritur që virusi nuk ikën pse ne rrimë mbyllur. Është aty mbrapa derës së secilit prej nesh dhe sapo dalim nga dera apo hapim derën e vendit tonë jemi të predispozuar nga mundësia që ai të na godasë. Deri sa të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm. Kjo do të thotë që deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë nuk do ngjajë me normalitetin që ishte përpara, Shqipëria, rajoni do ndryshojnë. Ne nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njeri-tjetrit pa u zhdukur ky armik. As nuk mund të rrimë mbyllur pa fund”, tha Rama.

Elozhet ndaj vetes nuk i ndan në asnjë dalje publike, pasi sipas tij Shqipëria është vendi që ka menaxhuar më mirë krizën. “Po ta shohim bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit, Evropës, botës hyjmë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualisht. Numri i të vdekurve për 1 mln banorë dhe numri i pacientëve në terapi intensive në raport me numrin e të infektuarve. masat kanë funksionuar, falë qeverisë por mbi të gjitha falë qytetarëve shqiptarë, keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve tuaja.

Po të shohim hartën e Shqipërisë vala e goditjes së armikut nuk ka qenë kudo e njëjtë gjë që do të thotë se nëse e hapim njësoj do kushtonte të gjithëve njësoj një kthim mbrapa. Duke u hapur të gjithë njësoj numri i pacientëve rritet. Ne do të hapim kudo por jo njësoj. në një zonë si Gjirokastra apo Dibra ku sot risku është shumë i ulët mund ta hapim. Kurse në zona si Kruja nuk mund të hapim. Në zona si Tirana apo Durrësi, lehtësim të moderuar. Kjo qasje taktike do të na mësojë shumëçka gjatë muajit maj dhe do na garantojë një hapje të sigurt dhe me risk shumë të ulët”, tha Rama.

Të fundit