Flash News

KRYESORE

Rama paraqet Shqipërinë si sfiduese të Lindjes së Mesme: Jemi fronti i ri i naftës dhe gazit; do privatizojmë Albpetrolin

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Kongresin Botëror të Naftës që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Rama e paraqiti Shqipërinë si një front të ri të naftës, sfidues të Lindjes së Mesme. Ai theksoi se vendi ynë ndodhet në një prej fushave më të mëdha të rezeravave të naftës, me 220 milionë fuçi.

“Kërkimet e reja tregojnë se mund të bëhemi një front i ri nafte, milje larg nga fronti i nxehtë i Lindjes së Mesme. Ne gjendemi në një prej fushave më të mëdha të rezervave të naftës me 220 milionë fuçi”, tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe zbulimin e kompanisë “Shell”, që tregon për një vendburim të madh gazi në territorin shqiptar, ndërsa vlerësoi artikullin e “Forbes” që e konsideron Shqipërinë si ‘Persinë e re’.

Rama foli edhe për planet e qeverisë së tij për të privatizuar kompaninë shtetërore të naftës, Albetrol, duke dhënë sinjale të hapura për investitorët e huaj.

Pjesë e kongresit ishin presidentët e Turqisë, Serbisë, Azerbajxhanit, kryeministri turk dhe shumë lider të tjerë.

Të fundit