Flash News

KRYESORE

Rama pas apelit të Metës: Nuk e njoh 13 tetorin, zgjedhjet janë bërë me 30 qershor

Rama pas apelit të Metës: Nuk e njoh 13 tetorin, zgjedhjet janë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e njeh 13 tetorin si datë zgjedhjesh dhe për të ajo është një datë si të gjitha të tjerat.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila zgjati pesë orë rresht, Rama tha për gazetarët se PS është e angazhuar me nisjen e procesit të qeverisjes vendore.

Rama theksoi se për këtë janë ngritur tre këshilla, një në Veri të drejtuar nga ai vetë, një në Shqipërinë e Mesme të drejtuar nga Taulant Balla dhe një në Jug nën drejtimin e Gramoz Ruçit.

I pyetur nga gazetarët për 13 tetorin, kryeministri u shpreh se “ne e kemi sfidën me problemet e njerëzve, jo me presidencën apo opozitën jashtë”.

Kujtojmë se po sot, presidenti Ilir Meta u bëri thirrje si kryeministrit Rama, ashtu edhe kryeopozitarit Basha që të gjenin një zgjidhje në mënyrë që Shqipëria të mos e humbiste në vjeshtë shansin e hapjes së negociatave.

Meta theksoi gjithashtu edhe tre palë zgjedhjet që, sipas tij, pritet të mbahen në 13 tetor.

“Tre palë zgjedhje në 13 tetor? Zgjedhjet janë bërë me 30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të nisur mbarë procesin e qeverisjes vendore. Për këtë kemi ngritur tre këshilla drejtues, një në rajonin e Veriut ku jam unë, një në Shqipërinë e Mesme ku është Balla dhe një në Jug ku është Ruçi. Ne e kemi sfidën me problemet e njerëzve, jo me presidencën apo opozitën jashtë. 13 tetori është njësoj si 12 tetori, 6 nëntori, 22 dhjetori, se njoh, është një e dielë si të gjitha të dielat që kemi përpara”, u shpreh Rama.

Të fundit