Flash News

KRYESORE

Rama pas kërcënimit të Iranit: Nuk ka rrezik në Shqipëri, nuk u surprizova nga Ali Khamenei

Rama pas kërcënimit të Iranit: Nuk ka rrezik në

Kryeministri Edi Rama nuk befasohet nga deklarata liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili e quajti Shqipërinë “një vend të vogël dhe të keq”. Marrëdhëniet Shqipëri-Iran janë përkeqësuar për shkak të strehimit të mbi 3000 anëtarëve të opozitës iraniane (MEK).

“Nuk jam fare i surprizuar nga deklarata në fjalë. Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, në respekt të faktit që jemi aleatë strategjikë të SHBA dhe nuk jemi kontributor në këtë aleancë të madhe me raketa apo bomba, por jemi kontribuues në ofrimin përmes një operacioni humanitar, të strehës për një grup njerëzish të kërcënuar me vdekje nga një regjim diktatorial”, tha Rama për Top Channel.

Ai siguroi qytetarët shqiptare se Shqipëria nuk ka rrezik dhe se SHBA-ja është shumë e angazhuar në këtë aspekt.

“Sa i përket aspektit të sigurisë, kemi qenë dhe jemi ngushtësisht të koordinuar me SHBA. Gjithnjë ka një shqetësim kur bëhet fjalë për t’u gjendur në situata kur shqetësohet një diktaturë, sidomos një diktaturë si ajo e Iranit. Ka momente jo vetëm kur duhet të marrim, por edhe të japim. U them të gjithë shqiptarëve që nuk duhet të ketë asnjë shqetësim dhe SHBA-të janë shumë të angazhuara në sigurinë e vendit tonë”.

Të fundit