Flash News

KRYESORE

Rama pas qëndrimit të SHBA për Venezuelën: Shqipëria njeh president liderin e opozitës

Rama pas qëndrimit të SHBA për Venezuelën: Shqipëria

Pas qëndrimit të SHBA, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria njeh për president të Venezuelës Juan Guaido.

Lideri i opozitës në Venezuelë u vetëshpall president i përkohshëm, gjatë protestave masive dhe të dhunshme antiqeveritare, nga ku humbën jetën 4 persona.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin e tyre”, shkruan Rama në twitter.

Kujtojmë se udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi SHBA njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.

https://politiko.al/venezuela-nderpret-lidhjet-diplomatike-me-shba-ne/

 

Të fundit