Flash News

KRYESORE

Rama pas reagimeve ndaj paketës anti-KÇK: Nuk kanë parë gjë akoma

Rama pas reagimeve ndaj paketës anti-KÇK: Nuk kanë parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reagimeve negative për paketën anti KÇK që ai e prezantoi sot. Pavarësisht se nuk është pritur mirë, kreu i qeverisë thotë se kundërshtuesit nuk kanë parë gjë akoma.

“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma!”, shkroi Rama në Twitter.

Ai gjithashtu e bëri të qartë se me këtë paketë të re, asnjë nga institucionet që lindin nga Reforma në Drejtësi, nuk ndikohet.

“Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin.”

Të fundit