Flash News

KRYESORE

Rama pas takimit me Bashën: Nuk tërhiqemi nga oferta

Rama pas takimit me Bashën: Nuk tërhiqemi nga oferta

Pas takimit dy orësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Rama ka folur për mediat duke dhënë detaje nga oferta që i ka bërë Bashës., e cila sipas tij është ve njëtë me atë të djeshmen.

Rama tha për mediat se: “Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje, oferta që unë i kam bërë PD-së nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditura për të ofruar një mekanizëm monitorimi që PD të ketë të dy sytë në proces brenda qevërisë, një zv kryeministër që nuk vjen nga radhët e PD dhe sëbashku me tre përfaqësues të SHBA, EU dhe OSBE të drejtojë një task forcë për të siguruar që shteti dhe asetet shtetit nuk do të keqpërdoren në fushatë.”

Për datën e zgjedhjeve Rama tha se: “Data e zgjedhjeve do jetë  18 qershori ky është pozicioni im, kohë nuk ka , jemi në limitet e kohës.”

Por a ka një marrveshje?

“Po të kishim një marrëveshje dhe do të kishim dalë të dy bashkë. Në çdo moment mund të flasim për ofertën për të tjerat Z.Basha ti thotë në çadër. Kam kohë që nuk e pres por në momentin që do të kem kohë do ta takojmë,” ka prfunduar kryeministri Rama.

Të fundit