Flash News

KRYESORE

Rama pas takimit me Kim: SHBA rrit shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin

Kryeministri Rama pas takimit të ambasadoren amerikane ka deklaruar se SHBA do të rrisë shumën që deklaroi në Bruksel e cila ishte rreth 5 milion dollarë, për rindërtimin e vendit pas tërmetit.

Përmes një postimi në twitter, Rama thotë se pritet nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës duke shtuar se Rindërtimi do të jetë shembull në këtë aspekt.

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin.

Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, shkruan Rama.

 

 

 

 

Ndërsa  ambasadorja Kim pas takimit me lidërët shqiptarë theksoi se në fokus të diskutimeve ka qenë Konferenca e Donatorëve.

Por, përveç Konferencës, ambasadorja Kim tha se ka diskutuar me ta edhe “për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike”.

Të fundit