Flash News

KRYESORE

Rama për akuzat e PD: Gomarllëqe, duhet të na pyesin përpara se të informojnë publikun

Rama për akuzat e PD: Gomarllëqe, duhet të na pyesin përpara

Kryeministri Edi Rama, në intervistën live me Euronews u ndal të akuzat e Partisë Demokratike sa i përket masave të qeverisë për frenimin e koronavirusit. Akuza e fundit e PD ishte sa i takon një tenderi 1.5 mln euro për furnizimin me ushqime që PD pretendon se është dhënë pa garë.

Rama nuk dha një përgjigje direkte për këto akuza, por u ndal tek ajo e maskave të skaduara.

“Nuk dua të komentoj hipokrizinë. Ju them se përpara se të flisni gomarllëqe, informohuni.

Para se të dilni dhe tu thoni shqiptarëve që qeveria po shpërndan maska të skaduara, që është një gomarllëk po në kohë lufte është faj, na kërkoni ne llogari.

Ne kemi këtë informacion. kto maska janë të skaduara. Dëgjoni argumentin tonë dhe na thoni nëse s’ju përlqen e më pas dilni dhe ua thoni publikut.

Më vjen keq se nëse do kishin marrë informaiconin nuk do dilnin të flisnin e të ndanin me publikun gomarllëkun e tyre.

S’dua të humbas kohë e të merrem me ta”, tha Rama.

Të fundit