Flash News

KRYESORE

Rama për Braçen: S’i ka tradhëtuar kurrë interesat e më të dobtëve, cili është thelbi i TVSH-së te biznesi i vogël

Rama për Braçen: S’i ka tradhëtuar kurrë interesat e

 Kryeministri Edi Rama, në një status në rrjetet sociale shprehet se Erion Braçe nuk i ka tradhëtuar kurrë interesat e më të dobtëve.

Teksa akuzon opozitën për propagandë, Rama shpjegon thelbin e qëllimit të tyre për shtrirjen e TVSH-së te bizneset e vogla, bazuar në atë që thotë Braçe.

Reagimi i Edi Ramës:  

Erion Braçe është padiskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhëtuar interesat e më të dobtëve. Ja sa thjesht e shpjegon, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e Financave, thelbin e qëllimit tonë në shtrirjen e regjimit të TVSH-së edhe tek biznesi i vogël, ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve:

“Lulzim Basha po u shërben oligarkëve qe kane kapur ekonominë ne këtë vend! Propozimi i tij për një prag unik në 12 milion lekë (të reja) xhiro në vit, nuk i çliron të vegjëlit nga frika e pragut aktual që i shtrëngon të mos “i bien kasës”.

Jo! Nuk bëhet fare fjalë për këta “te vegjël”, kur flitet për evazionin në skemën e TVSH. Bëhet fjalë për ata të mëdhenj që kanë krijuar të vegjëlit e tyre në letër, apo ata “të vegjël” në letër që janë thuajse prej vitesh të mëdhenj.

Pragu i Lulzim Bashës në 12 milion, i krijon gjithë këtij rreshti të madh të evazionit, mundësinë e artë të mos marrin nipte e as të fshihen mundimshëm pas nipteve sekondare, por të krijojnë fiktivisht biznese të tjera “te vogla”, që do kenë një xhiro deri në 12 milion. Kjo është skema që po kërkojnë oligarkët dhe Lulzim Basha po lobon në emër të tyre, duke përdorur të vegjëlit”.

Të fundit