Flash News

KRYESORE

Rama për kërcënimet e Metës që do shpërndajë parlamentin: Ka një raport personal me rrotullimin Hënën

Rama për kërcënimet e Metës që do shpërndajë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Berlin sa i përket deklaratave kërcënuese të presidentit Ilir Meta se mund të shpërndajë parlamentin.

Kryeministri u shpreh duke thënë se  nuk i ka ndjekur deklaratat e Metës, por shtoi se ato nuk e surprizojnë.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit. Nuk përbëjnë asnjë surprizë. Ai ka një raport personal me rrotullimin e hënës. Kështu që varet se ku është hëna në momentin që flet. Parlamenti vijon punën dhe është në krye të detyrës”, tha Edi Rama.

Rama përsëriti nga Gjermania thirrjen drejtuar opozitës parlamentare që të ulet të të dialogojë për çështjet pezull për Kodin e Ri Zgjedhor:

 “Shpresoj që opozita të mos humbasë kohë. Zgjedhjet janë në 25 prill. Votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi që duhet të zbatohet. Kemi dhe angazhimin për sistemin e identifikimit elektronik. Sa më shumë humbet kohë aq më shumë vonohet aplikimi . Opozita duhet ta harrojë se mund të bllokojë procesin siç ka bërë."

Të fundit