Flash News

KRYESORE

Rama për kontribuuesit: Procesi do të jetë transparent, jeni të bekuar

Rama për kontribuuesit: Procesi do të jetë transparent, jeni

Kryeministri Edi Rama siguroi të gjitha ata që po kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti se të gjitha paratë do të përdoren për këtë qëllim.

Nga Thumana, ai tha se Komiteti Kombëtar do të jetë funksion i komitet shtetëror që krijohet me ligj për të bërë procesin e koordinimit dhe të monitorimit transparencë.

“Ne do të ftojmë të gjithë ata që kanë kontribute nga të tjerët dhe kemi diskutuar që në këtë jemi bashkë të gjithë. Këtu sigurisht qeveria ka barrën më të madhe, por kushdo që do të japë kontribut, jo vetëm që është i bekuar, por është shumë e rëndësishme që të dimë planin kombëtar. Në këtë program çdo njëri merr pjesën e vet. Po ecim dhe po përpiqemi shumë fort, buxheti i shteti do përdoret sigurisht, por nuk mjafton sepse i kalon përmasat.”

Rama shtoi se ka harruar të flejë gjumë, por këtë punë ka të merret me organizimin.

“Ne jemi marrë me listimin e këtyre familjeve. Po fillon transportimi i familjeve drejt hotele sepse është bërë marrëveshja në parim. po bëhet edhe një listë tjetër në zonën e Laçit që janë një numër jo i vogël i familjesh, që janë trembu nga tërmeti i fundit. Rreziku i abuzimit ekziston, do bëjmë maksimumin e mundshëm. Kush ka mbetur pa çati, nuk do të mbetet pas dore. I kemi të gjitha mundësitë për të mos dështuar në këtë aspekt", tha Rama.

Të fundit