Flash News

KRYESORE

Rama për listat e hapura: Nuk sjellin demokraci, sistemi aktual solli transformimin e parlamentit

Rama për listat e hapura: Nuk sjellin demokraci, sistemi aktual solli

“Nuk besoj një sekondë se listat e hapura sjellin demokraci, rritje të cilësisë dhe këtu do vërshojë rinia dhe të gjithë tjerët do goditen nga vota”, kështu e argumentoi kryeministri Rama, çështjen mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend, ndërsa i replikoi deputetes Rudina Hajdari.

“Listat e hapura kanë problemet e veta, është e pavërtetë se listat e hapura e kthejnë kreun e një partie në një njeri si tjerët, kurse listat e mbyllura është bunkeri që ngre kryetarin. Është e pavërtetë se në të dyja rastet përgjegjësia e lidershpit është aty.

Transformimi i parlamentit dhe balancimi ligjor është nga listat e mbyllura.

Ndaj, mos na kërcënoni, mos u bëni si ata që ikën se më shantazhe PS vetëm e tundoni që tju tregojë sa të vegjël jeni”, thotë Rama.

Të fundit