Flash News

KRYESORE

Rama për Metën: E çuditshme pjesëmarrja e presidentit në fushatë; gabova me thirrjen për policinë

Rama për Metën: E çuditshme pjesëmarrja e presidentit

Kryeministri Edi Rama ka folur përpara mediave pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend. Rama ka komentuar fushatën elektorale, të cilën e ka konsideruar më normalen në 27 vite.

“Është fushata më e qetë që është bërë nga përmbajtja e retorikës dhe e ndotjes së mjedisit, nga fakti që palët thumbohen me njëra-tjetrën, por brenda normalitetit të plotë. Nuk kishte bërë ndonjëherë vaki që në Shqipëri të ketë fushatë dhe njerëzit të vazhdonin jetën kaq normalisht”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se e vetmja gjë e çuditshme e kësaj fushate është pjesëmarrja e presidentit të zgjedhur.

“Ajo që e ka bërë të çudtishme këtë fushatë është futja e presidentit të zgjedhur në fushatë, por unë nuk do e komentoj këtë sepse fokusi ynë janë njerëzit”, tha ai.

Sa i përket thirrjes për pjesëmarrjen e policisë në fushatë, Rama ka kërkuar sërish falje dhe se qëllimi i tij nuk ishte përfshirja e uniformave blu në këtë proces.

Të fundit