Flash News

KRYESORE

Rama për OFL-në: Kemi marrë një risk, ky operacion mund të mos dalë me sukses

Rama për OFL-në: Kemi marrë një risk, ky operacion mund

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar pse operacioni forca e ligjit OFL nuk nisi ‘dje’, siç është komentuar prej ditësh.

Rama, gjatë fjalës në Kuvend, i ka hedhur fajin sërish sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij dosjet nuk do ishin në duart e sigurta për t’u hetuar.

“Pse nuk u bë dje? Mundësia për të çuar dosjen e verifikimit të pasurisë në një adresë të saktë. Po ku deri vjet? Te prokuroria e përgjithshme, prokurorët e pavetuar, që duke përfituar edhe nga ndryshimet në sistem dhe akoma nuk u ka ardhur, te cili do e conte prokuroria dosjes e secilit prej tyre që jo vetëm skemi lidhje por kërkojmë ti lidhim një herë e mirë, te ata që janë bashkëpuëntor të tyre.

Ka një ligj më të ashpër për pasurinë kriminale, ligjin antimafia se OFL.

Rezultati i antimafias është qesharake, jo vetëm nuk janë dënuar, por e kanë pastruar pasurinë se nga kontrollet pasuria e tyre marramëndësë u ka dalë e pastër. Si ka mundësi që të mos shikohet që kjo është betejë që nuk ka kufij politikë.

Po marrim një risk real kur drejtësia është ende fraxhil, por këtë risk që ky operacion mund të mos dalë me sukses, kemi arsye të besojmë se do ta mitigojmë pasi kemi SPAK që sapo ka nis punën.

Është rastësi që koencidon me SPAK? Jo, aspak, është e përputhur. SPAKU ka lindur për këtë dhe ne kemi kaluar një ligj që i jep policisë në dorë, që të veprojë me listë të mbyllur, që s’ka selektivitet, se subjekt janë njerëzit e dënuar për vepra të rënda. Aty nuk u hapet hetim penal sot, por u bëhet verifikim pasurie që nuk u është bërë kurrë. E dyta i jep instrumentin tjetër, që duhet provojë se pasuria nga buron. Ti gëzon ato që të takojnë”, tha Rama.

Të fundit