Flash News

KRYESORE

Rama për situatën në Bjellorusi: OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të ndërmjetësuar palët politike

Rama për situatën në Bjellorusi: OSBE nuk shkon për selfie

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht dhe kryetar i radhës i OSBE-së ka reaguar së fundmi për situatën në Bjellorusi, teksa u është përgjigjur edhe deklaratave nga politika shqiptare.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama shprehet se në Minsk, OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Më tej ai thekson se OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, teksa përmend edhe faktin që BE mbështeti propozimin e OSBE.

Gjithashtu Rama shkruan se Shqipëria po bën më të mirën për këtë çështje bashkë me Suedinë.

Reagimi i plotë i Ramës:

Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë

Të fundit