Flash News

KRYESORE

Rama për TG2 Post: Shqipëria nuk është në krizë!

Rama për TG2 Post: Shqipëria nuk është në krizë!

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte për TG2 Post u shpreh se Shqipëria nuk është në krizë.

Sipas tij bëhët fjalë për një krizë artificiale të opozitës, por që në Shqipëri po luftohet korrupsioni më shumë se më parë.

I pyetur nga moderatorja, nëse Rama e ndjen veten të sulmuar, Rama u përgjigj:

“Më vjen keq që për fat të keq kemi parë këto imazhe që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë, por nuk është. Ka një krizë politike artificiale të krijuar dhe dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet vendore të qershorit, që sipas sondazheve është shumë pas”.

Ndërsa i pyetur se çfarë do të bëjë tani që opozita dogji mandatet, rama nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për median italiane, teksa u shpreh:

“Kjo është një situatë e panjohur nga çkam shfletuar në librat e historisë. Më duket se është një gjë që ka ndodhur në itali në vitet 20. është sikur opozita në itali të thoshte “ne duam një qeveri ndryshe nga kjo sepse nuk do të fitojmë me këto ndaj do ikim derisa të ketë zgjedhje të parakohshme”.

Ndërsa sa i përket korrupsionit në Shqipëri, Rama e pranoi që ka, por që sipas tij është luftuar më shumë se çdoherë.

“Nëse unë do të thoja se korrupsioni nuk është një problem në Shqipëri, do të thoja diçka të pavërtetë. Por nëse do thoja që korrupsioni në Shqipëri është duke u luftuar si asnjëherë më aprë, mund të verifikohet në raportin e komisionit të vitet të shkuar”, u shpreh Rama.

Të fundit