All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama për vdekjen e Gjovalin Kadelit: Pavarësisht marrëdhënieve, për mua mbetet njeri i admirueshëm

Rama për vdekjen e Gjovalin Kadelit: Pavarësisht
All - Paragraf - 1

Përmes një statusi në Facebook kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të deputetit Gjovalin Kadeli.

All - Paragraf - 3

Rama shkruan se pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet që kanë pasur mes tyre Gjovalini ishte gjithnjë për të njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës.

Statusi i plotë:

Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës. Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë...

U prehsh në paqe Kadel!

Të fundit