Flash News

KRYESORE

Rama për ‘Zgjedhoren’: Më vjen keq që në 2020-ën ka ambasadorë që hyjnë e dalin në seli partish për negociata

Rama për ‘Zgjedhoren’: Më vjen keq që në

Ndërsa vijojnë ende përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për implementimin e Reformës Zgjedhore, kryeministri Edi Rama, duke kursyer komentet, ka deklaruar se nga ana e mazhorancës janë përmbushur të gjitha detyrimet për ndryshimet e reformës.

Sipas kryeministrit, problemi qëndron te palët që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet.

“Është e thjeshtë, ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë që nga Bundestagu u përfshirë në dokumentin e këshilli për një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të SBE që do votohen në parlament.

Gjithçka që nuk është shkencë se janë gjëra të shkruara shpesh ku më e përsëritura ku ka patur raporte e ODIHR është depolitizimi i administratës zgjedhor. Rekomandimi ka qenë për depolitizim të administratës zgjedhore dhe ne jemi të hapur. Duke qenë se janë përfshirë edhe partnerët e Shqipërisë nuk dëshiroj të bëj komente para se të flasin dëshmitarët.

Nuk dëshiroj, kam diturinë e plotë për ecurinë e procesit, por ajo që na duhet është bëjmë sa më pak polemika e lagu se lagu dhe të përpiqemi për produktin më të mirë.

Nga ana jonë mendojmë se produkti është aty dhe i plotësin kushtet , ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, zgjedhjet fitohen me votën, apo me sisteme ato që ata i imagjinojnë si mrekullia, nuk është e vërtetë, është çështje garantimi standardesh”, tha Rama, duke shtuar se shpreh keqardhjen se në vitin 2020 ka ende nevojë për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshje.

“Besoj se e kemi bërë detyrën tonë, por nuk duam të merremi me fjalë, se ka dëshmitarë, Me vjen keq që në 2020 të ketë ambasadorë që hyjnë e dalin në seli partish për negociata. Mendoj se do duhet ta kishim bërë vetë këtë, por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element edhe për garanci, nuk ka problem. Nuk dua të bëj koment sot, pasi mendoj se ka të tjerë që duhet të flasin”, shtoi kryeministri.

Të fundit