Flash News

KRYESORE

Rama përballet me biznesin e vogël, heq dorë nga skema e TVSH-së: E di cili është problemi juaj

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po zhvillon një takim me bizneset e vogla. Para se kryeministri, t’u jepte fjalën sipërmarrësve, u shpreh se e di ku është problemi i tyre. Sipas kreut të qeverisë, sipërmarrësit nuk kanë problem TVSH-në, por tavani 8 milion lekë. Për këtë arsye Rama u shpreh se është marrë një vendim tjetër, për rritjen e tavanit me 10 milion për bizneset e vogla.

“Ajo që kam nxjerrë si pëfundim në këto takime; Problemi juaj nuk është TVSH, por tavani 8 milion, sepse duke kapërcyer tavanin ju ktheheni në subjekt që pastaj jeni të detyrar të paguani një taksë nga 5 në 15%. Kjo bën që shumë prej jush gënjejnë.

Gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan, ndërkohë që xhiron e keni më të lartë, jetojmë në stresin e hartimeve të bilanceve të rreme. Ne mendojmë që këtë çështje ka ardhur koha ta vlerësojmë si duhet. Që tavani të rritet mbi 100 milion dhe bizeset e vogla mos gënjejnë. Dhe ju nga gënjeshtarë ktheheni në aletaë të shtetit për të realizuar qëllimin e kësaj lëvizje”, u shpreh Rama.

Kujtojmë që skema e TVSH-së që u kundërshtua nga sipërmarrësit përfshin:

Biznesi i vogël, me xhiro deri në 5 milionë lekë, nuk paguan tatimin e thjeshtuar dhe taksën e biznesit të vogël. Bizneset me xhiro nga 5 milionë deri në 8 milionë lekë, paguajnë 5 për qind tatim-fitim, ndërsa bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë do të paguajnë 15 për qind tatim-fitim.

Të fundit