Flash News

KRYESORE

Rama përcjell Besa Shahinin me kafe turke: Mbeti më shumë në Prishtinë se në Tiranë

Rama përcjell Besa Shahinin me kafe turke: Mbeti më shumë në

Kryeministri Edi Rama ka dashur të justifikojë largimin e Besa Shahinit si ministre të Arsimit, pak ditë pasi ajo deklaroi se nuk do të kandidojë më dhe nuk do jetë pjesë e fushatës së PS në zgjedhjet e reja.

Sipas Ramës, shkak për largimin e Besës para mbarimit zyrtar të mandatit janë angazhimet e saj familjare në Prishtinë. “Të falënderoj për kontributin e madh që ke dhënë. Jam e bindur se çfarë nuk u arrit prej kohës aktuale do vlerësohet në kohë sepse arsimi në 7 vite ka pësuar ndryshim radikal.

Lindita hapi kantier reformash.

Për arsye familjare se ka një familje të krijuar rishtas që e detyron të jetë më shumë në Prishtinë se në Tiranë dhe më tha para pushimeve se për shkak të pamundësisë për të vazhduar më tutje. Unë mora kohë, zysha do marrë stafetën. Evisi kemi garanci që nuk është subjekt plagjiaturë, është me provë.

Më vjen keq që do ketë moment ndarjeje, se jam i nderuar që ke qenë bashkëpunëtorja ime”, u shpreh Rama, teksa ka prezantuar Kushin si zëvendësuesen e saj deri në formimin e qeverisë së re.

Në fund, Rama i ka shprehur mirënjohjen Shahinit për bashkëpunimin e deritanishëm, duke pirë bashkë me ministren e re tashmë, deputetja e Elbasanit, Evis Kushi edhe nga një kafe turke siç e do tradita shqiptare.

Të fundit