Flash News

KRYESORE

Rama përcjell mjekët drejt Italisë: Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot 10 doktorë dhe 20 infermierë të cilët janë nisur drejt Italisë – vendi më i prekur nga koronavirusi –për t`i ndihmuar në luftën kundra COVID-19.

Në fjalën e mbajtur, Rama u shpreh duke thënë se nuk mund të mbajnë forcat rezervë në pritje, ndërsa Italia, ku po kurohen edhe shqiptarë, ka nevojë urgjente për ndihmë.

“E di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe sot ne nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje që të hyn në luftë këtu, ku në Itali ku po kurohen edhe shqiptarë, kanë një nevoje urgjente për ndihmë. Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, edhe vende shumë të  pasura i kanë kthyer kurrizin të tjerëve, por mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, nuk mund të`ia lejojmë vetes  të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi. Sot ne jemi të gjithë italianë, Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne e të gjithë Europën dhe botën.”

Mjekët dhe infermierët shqiptarë janë nisur sot pasdite dhe do të operojnë në Bergamo të Italisë, që është edhe qyteti më i prekur nga koronavirusi në Itali. Ata do të qëndrojnë në vendin fqinjë për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Të fundit